E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikonin lëndë narkotike, “çmontohet” organizata kriminale në Gjirokastër, në pranga 2 persona

Dy pjestarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike  janë arrestuar këtë të mërkurë në Gjirokastër.

Gjithashtu janë sekuestruar sasi Cannabisi të ndara në doza dhe një certifikatë false që iu gjet njërit prej të arrestuarve.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, 3 bashkëpunëtorë të tyrë kanë rënë në pranga në 25 tetor të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Në vijim të hetimit të kryer në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e prokurorisë së qarkut, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasit B. L., 24 vjeç dhe E. Dh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Nga hetimet rezulton se 2 shtetasit, në bashkëpunim me 3 të tjerë të arrestuar më datë 25.10.2024, të organizuar si grup, janë implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjatë kontrolleve, 2 të arrestuarve iu gjetën sasi Cannabisi të ndara në doza. Më tej gjatë kontrolleve, shtetasit B. L. iu gjet dhe një dokument (certifikatë) e dyshuar e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Dh., 68 vjeç, banues në Gjirokastër (babai i 31-vjeçarit të arrestuar), sepse iu gjetën 2 thika luftarake, të cilat i mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë