Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2025
Vizion fokus

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi...

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e Vuçiçit, në...

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin që...

Lavrov lavdëron Trumpin: SHBA mund të ndihmojnë në paqen...

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet e Trumpit...

Nis numërimi i votave nga Greqia, opozita pretendon se...

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Macron: Investoni në Shqipëri! Rama: Jemi...

Sfidat e mandatit të katërt, ekspertët e ekonomisë: Kërkohet...

Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli nis ofensivën masive...

“Shqipëria i përket BE-së”, Macron: Viti 2027 jo një...

Trafikonin armë zjarri për t’i shitur në Sarandë, arrestohen dy të rinjtë, njëri prej tyre punonjës i zjarrfikses

13 Shtator 16:42

Dy të rinj nga Përmeti kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. Ata trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Njëri prej të arrestuarve  rezulton i punësuar në stacionin e zjarrfikëses Këlcyrë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin

Njoftimi i Plotë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, si rezultat i hetimeve me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 7”, i zhvilluar nga strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohen 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Strukturat e Hetimit në DVP Vlorë dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të armëve, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 7”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. C., 24 vjeç, dhe K. O., 23 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, Përmet.

Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve në aksin rrugor “Sarandë-Skërficë”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. C. dhe pasagjer shtetasin K. O. (i cili rezulton edhe i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlcyrë), sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak.

Së bashku me armët dhe municionin luftarak, shërbimet sekuestruan një shumë prej 250 eurosh si dhe automjetin tip “Nissan”.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po i transportonin armët me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Kronike Vendi
Tagged:
Te Rinjte trafikonin arme zjarri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e Vuçiçit, në Suboticë për protestën studentore

më shumë...

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin që të ndalojë masakrat në Gaza

më shumë...

Lavrov lavdëron Trumpin: SHBA mund të ndihmojnë në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

më shumë...

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet e Trumpit për propozimin për programin bërthamor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:04

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e...

4:44

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e...

4:22

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi...

3:56

Lavrov lavdëron Trumpin: SHBA mund të ndihmojnë...

3:42

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet...

3:19

Nis numërimi i votave nga Greqia, opozita...

3:13

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Macron: Investoni në Shqipëri!...

3:07

Sfidat e mandatit të katërt, ekspertët e...

3:07

Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli nis...

2:56

“Shqipëria i përket BE-së”, Macron: Viti 2027...

2:48

“I thashë nuses merr valixhet ik te...

2:08

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin”, Berisha:...

1:34

Sulmet izraelite vrasin 146 palestinezë në Gaza

12:25

Alba dhe Limi “zbulojnë” sekretet, dy konkurrentët...

12:19

Kuvendi, dështim pas dështimi! Partitë në Kosovë...

12:08

Forumi ndërkombëtar ekonomik, Macron: Na duhet një...

12:00

“Të rinjtë francez që studiojnë në Tiranë...

11:48

Rama në forumin ekonomik me Macron: Kemi...

11:42

Hasani pret diplomaten moldave, diskutohet bashkëpunimi në...

11:38

Vodhi automjetin dhe u largua, përfundon në...

Më të klikuarat

  • Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën...
  • Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin...
  • “Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Fer...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • “Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services