E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikoi 19 pistoleta “Glock”, 10 vite burg për trafikantin suedez

Gjykata e Krimeve të rënda ka dënuar me 10 vite burg te riut suedez, i cili përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta.

 

Reklamë

Nga hetimet organi i akuzës ka zbuluar se i riu ka qenë thjesht transportues i armëve. Sipas dosjes hetimore ai ka komunikuar me trafikantë në vendin nordik dhe ka rënë dakord që të bënte transportin e tyre.

 

Vendimi për Vall u dha nga gjyqtari Fran Prendi ndërsa i riu kërkoi të lihej i lirë për tu rikthyer në Suedi dhe të riniste jetën nga e para.

 

I riu suedez Rickard Sebastian Vall u arrestua rreth një vit më parë në pikën kufitare të Muriqanit, në linjën e autobusit Kosovë-Gjermani. Gjatë kontrollit uniformat blu të policisë kufitare gjetën në çantën e 22-vjeçarit plot 19 pistoleta “Glok” 19 mm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë