E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikanti i hashashit gjuan me kallashnikov drejt policisë

Një person iu drejtoi armën punonjësve të policisë. Ngjarja u regjistrua në një zonë të pyllëzuar në Cakran të Fierit, ku grupi policor po ushtronte kontroll për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Efektivët pikasën një person me kallashnikov në dorë, trafikant hashashi, dhe i bënë thirrje ta hidhte armën.

 

Reklamë

Por ai nuk iu bind urdhrit dhe e mbushi armën me qëllim që të qëllonte policët.

 

Në këtë moment ndërhynë uniformat blu dhe neutralizuan trafikantin, ende të paidentifikuar. Për pasojë, ai mbeti i plagosur në sup, jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje u gjetën si prova materiale kallashnikovi dhe kanabisi i kultivuar në kubikë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë