Policia e Korçës goditi këtë të shtunë dy raste të trafikut të emigrantëve, kundrejt shpërblimit. Gjatë operacionit u prangosën katër persona: T. H., 50 vjeç; E. A., 21 vjeç; K. L., 37 vjeç; E. Ll., 33 vjeç.

 

Një prej të arrestuarve ishte drejtuesi i mjetit tip “Chevrolet”, brenda të cilit kishte fshehur 7 emigrantë. Ai tentoi të largohej, por u neutralizua nga policia. Shoferi i një mjeti tjetër tip “Hyundai”, S. Z., 22 vjeç, ku kishte futur 4 emigrantë, ia doli të arratisej.

 

Ai braktisi mjetin në rrugë dhe u largua me shpejtësi. Në lidhje me këtë rast, u arrestua edhe shtetasi E. A., i cili ka kallëzuar në polici se i kanë vjedhur makinën. Por nga hetimet doli në pah se ai ia kishte dhënë vetë mjetin shtetasit të shpallur në kërkim, S. Z., 22 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *