Kronikë
Trafikanti i drogës u vra brenda në makinë, del fotoja e tij

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e ndodhur këtë të hënë në Elbasan. Viktima Emiliano Ramazani u vra në mjetin tip “Ford fokus” me targa AA 945 DG.
Reklamë
Ndërsa autorët kanë përdorur mjetin tip “Ford Magane” me targa AA 819 KX për të kryer krimin. Targat e mjetit që digjet mësohet se janë shpallur në kërkim si të vjedhura nga Komisariati i Policisë numër dy në Tiranë.
Reklamë
Paraprakisht dyshohet që 39-vjeçari të jetë ekzekutuar për pazare droge, duke qenë se ai ishte arrestuar disa herë si trafikant.
Zona ku ndodhi ngjarja është blinduar nga forca të shumta policie. Aty ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




