E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Politikë

“Trafikantët të lidhur me qeverinë”

Ilustrim · Vizion Plus

Pas mbledhjes se task forcës per luftën kundër kanabisit, ka reaguar kryetari i PD Lulzim Basha. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha ka deklaruar se kryeministri nuk do te arrestoje asnjëherë trafikantet e vërtete, por vetëm kriminelet e vegjël, pasi trafikantet sipas tij, janë te lidhur me qeverinë. “Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëherë. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen, shkruan Basha. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen,” përfundon kryetari i Partisë Demokratike.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh