Subscribe

Opozita vijon akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ka paguar 80 mijë dollarë për një fotografi me Presidentin amerikan Obama, pranverën e vitit 2013. Grida Duma deklaroi se kreu i qeverisë endë nuk ka dhënë përgjigje, për atë që e cilësoi si një krim të rëndë federal.

“Nga Uashingtoni në Bruksel e dinë se ai pagoi 80 mijë dollarë për një foto. Kur, edhe sa kohë Rama nuk do të kthejë përgjigje? Çdo shqiptar kërkon të dijë se ku i mori paratë? Kush është burimi i tyre? A janë para të ligjshme, apo para krimi? A janë para droge? Para të trafikantëve me të cilët erdhi në pushtet, me të cilët ka mbuluar sot gjithë Shqipërinë me kanabis, duke mbytur ekonominë e ndershme, duke rritur kriminalitetin, duke asfiksuar çdo aktivitet të ligjshëm.”

Në emër të PD, Duma tha se aktualisht dy persona presin në Amerikë burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *