Një 36 vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane këtë të mërkurë, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, posedimit të armëve të zjarrit dhe për shfrytëzim prostitucioni.

 

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është shtetasi me iniciale K.Z. Arrestimi i tij është bërë nga karabinierët në zonën e Puno-s, në momentin që po shkonte drejt shtëpisë ku jetonte, ka hedhur nga dritarja 20 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

 

Gjatë kontrolleve në makinën që ngiste shqiptari, u gjetën edhe doza të tjera kokaine si dhe disa çelësa, ku njëri prej tyre ishte i një apartamenti në Bergamo. Ndërkohë atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe nëntë fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *