Subscribe

Ne ditën botërore pa makina, askush nuk ka lënë mjetin dhe te ece ne këmbe apo me biçiklete, per t’u sensibilizuar per një mjedis me te pastër. Edhe ky 22 shtator ne Tirane, ka qene si gjithë ditët e tjera, i zhurmshëm, me trafik dhe me ajër te ndotur. 44% e ndotjes se ajrit shkaktohet nga transporti dhe trafiku ne rruge. Për te treguar rëndësinë e mesazhit te ditës pa makina, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ka pedaluar me biçiklete bashke me një grup te rinjsh. Ai u ka bere thirrje qytetareve te përdorin sa me shume mjetet alternative. Gjate javës se lëvizshmërisë, nje nisme e Bashkimit Evropian, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u ka bere apel qytetareve qe te paktën ne 22 shtator te ecin pa makine. Por ne fakt kjo nuk ka ndodhur as sot. Ndërkohe, sipas te dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, niveli i ndotjes se ajrit Tirane ka rene 15 % dhe kjo kryesisht si pasoje e përmirësimit te infrastrukturës rrugore. Por sa i përket qarkullimit ne kryeqytet, ai vijon te jete i larte dhe i renduar. Efektet e ndotjes se ajrit nga trafiku i vuan me shume zona e “21 dhjetorit” e cila vijon te jete me e ndotura ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *