E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafik i rënduar në Vlorë/ Policia ndryshon lëvizjen e makinave

Trafik i rënduar në Vlorë. Makinat janë më të shumta në akset e zonës së Ujit të Ftohtë. Për të përballuar fluksin e madh të mjeteve, Rrugoret e Policisë së Vlorës kanë ndryshuar lëvizjet në rrugën Dhimitër Konomi.

Në tri ditët e fundjavës, kjo rrugë ku mjetet lëvizin vetëm me një sens në kthim nga bregdeti drejt Vlorës, tashmë do të funksionojë vajtje dhe kthim. Edhe pse një lëvizje e tillë është e vështirë, sipas uniformave blu, kjo është e detyruar.

Lëvizja e mjeteve në të dy senset do të kryhet deri në orën 17.30 dhe nga e premtja deri të dielën. Më pas lëvizja do të jetë vetëm me një krah.

Vazhdo të lexosh

Reklamë