Kronikë
Trafik i rënduar në Milot-Mamurras, radha e automjeteve arrin në disa kilometra

Fluks i madh i automjeteve ka paralizuar qarkullimin në segmentin Milot-Mamuras e Fushë Krujë, mëngjesin e kësaj të marte .
Reklamë
Radhët e gjata të makinave kanë bërë që qindra qytetarë të presin për disa orë në temperaturat përvëluese.
Trafiku i rënduar vjen edhe si pasojë e sezonit turistik. Mijëra qytetarë dynden drejt Lezhës, Shëngjinit e Velipojës për të kaluar pushimet.
Situata përsëritet thuajse çdo vit gjatë muajit gusht në këtë segment.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




