E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik i rënduar në Lezhë, pritje me orë për pushuesit dhe emigrantët

Edhe kjo e hënë solli trafik të rënduar në të gjitha rrugët e Lezhës, duke shkaktuar vështirësi dhe pritje me orë të gjata për drejtuesit e mjeteve.

Situata më problematike mbetet në autostradën Laç-Lezhë, ku mijëra pushues nga Kosova që i drejtohen Shëngjinit detyrohen të presin gjatë, sidomos pranë kryqëzimit të Milotit.

Gjatë kësaj të hëne, trafiku është rënduar edhe më tej nga kahu i Shkodrës drejt Lezhës, për shkak të ardhjes së emigrantëve, ndërsa pritje janë raportuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Trafiku i gushtit në Lezhë është një problem i përsëritur prej vitesh. Si zgjidhje shihet ndërtimi i rrugës Milot-Balldren, e premtuar disa herë, por që ende nuk ka nisur.

Reklamë

Deri atëherë, bllokimi i akseve kryesore në sezonin veror duket se do të vazhdojë të mbetet i njëjtë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë