E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik i rënduar në fundjavë, Policia e Durrësit këshillon drejtuesit

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që frekuentojnë aksin rrugor, dytësor Plepa-Golem duhet të bëjnë kujdes dhe të ndjekin këshillat e policisë.

 

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa – Golem,  Policia Rrugore Durrës  me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

 

Reklamë

Gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

 

Të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë,  mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

 

Drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.

 

Ndërkohë specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë