Kronikë
Trafik emigrantësh/ I riu tenton të arratiset kur sheh policinë

Policia e Elbasanit arrestoi këtë të hënë një 25-vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Ai kishte futur katër klandestinë në mjetin e tij dhe në këmbim të transportit kishte kërkuar nga 120 euro nga secili prej tyre.
Reklamë
Në momentin që pa policinë, i riu tentoi të arratiset, por më pas u kap.
Në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




