Trafik droge nga Shqipëria në Itali, goditet banda, 19 persona të arrestuar

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës në Itali. Ka qenë Prokuroria Italiane e Barit ajo që ka lëshuar 19 urdhërarreste për persona të përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë këtu edhe shqiptarë.
Hetimet kanë filluar që në vitin 2017, në një bashkëpunim të DEA-s amerikane, Antimafias Italiane, agjencisë ligjzbatuese “EuroJust” dhe SPAK.
Operacioni i koduar me emrin “Kulmi”, është fragmentarizuar në dy pjesë. Fillimisht u në vitin 2020 në pranga përfunduar 27 persona, ndërsa sot mediat italiane konfirmojnë edhe arrestimin e 19 të tjerëve.
Hetimet bënë të mundur çmontimin e organizatës së fuqishme kriminale me bazë në Bari, e që ka trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë.
Nga operacioni i mëparshëm, ku u arrestuan 27 persona, u sekuestruan 3.3 tonë drogë e llojit marihuanë, kokainë dhe heroine, e cila në treg kap vlerën e 40 milionë eurove si dhe 4 milion euro asete si prona. Droga trafikohej me skafe. Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në 2017, ndërsa në vitin 2018 nga policia e Sarandës u kap rreth gjysmë ton kanabis në një ‘Rulo’ që drejtohej nga një turist italian dhe kishte si destinacion Greqinë.
Pas dyshimeve se në Rulo mund të kishte drogë ai është futur në skaner në pikën kufitare të Kakavijës, ku u zbulua se në tavanin e mjetit ishte fshehur 383 kg kanabis si dhe 96 kg në formë çokollate.




