E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, GJKKO dënon me 16 vite burg Aleks Nanajn dhe me 7 vite Pashk Sylën

GJKKO ka dënuar me 16 vite burg Aleks Nanaj (alias Adil Nano), dhe me 7 vite burg Pashk Sylajn. Të dy akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Gerd Hoxha, me vendimin Nr. 11, datë 03.02.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 1-rë i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Reklamë

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pashk Syla për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283, paragrafi i 2-të i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Reklamë

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Ndërsa vuajtja e dënimit për të pandehurin Pashk Syla të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë, GJKKO ka pushuar çështjen për Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi rezulton se i pandehuri ka vdekur./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë