Vendi
Trafik droge në Itali, arrestohet 34 vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 34 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
34 vjeçari i arrestuar është Fation Xhezairi, banues në Durrës.
Reklamë
Arrestimi I Xhezairit u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




