Mediat greke raportuan një ditë më parë arrestimin e një shiqptari shumë të kërkuar i cili ishte arratisur nga burgu pak kohë më parë.

Tashmë kanë dalë detaje të tjera në lidhje me këtë arrestim. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Margegaj. . Ai ishte dënuar me burgim te perjetshem per vrasje me dashje, tentative vrasje me shume se njehere, grabitje ne bashkepunim me shume se njehere, armembajtje pa leje, perdorim arme. Një dënim që iu konvertua në 35 vite burg. Por Margegaj kishte marrë leje nga autoritetet e burgut në Greqi dhe nuk ishte kthyer më. Në arrati, Agim Margegaj kishte vijuar aktivitetin kriminal.

Kësisoj të hënën ai u kap me mbi 5 kg heroinë 1 peshore elektronike, 1050 euro, karte identiteti dhe pasaporte e falsifikuar, 2 celulare, 1 kreher arme, pajisje plastike presimi. Dyshohet se Margegaj hynte dhe dilte ilegalisht nga Shqiperia drejt Greqise dhe anasjelltas e për pasojë edhe heroina që iu gjet dyshohet se ishte futur nga vendi ynë. Edhe në vendin tonë Agim Margegaj rezulton I denuar me 35 vite burg për vrasje me dashje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *