Ende mbetet mister rrëzimi i avionit në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ndërsa ende nuk dihet se kush kanë qenë personat që ndodheshin në bord gjatë momentit që aeroplani I vogel u rrëzua ne fushë.

 

Nga verifikimet paraprake, hetuesit nuk kanë konstatuar asnjë shenjë dalluese si: flamur, apo dokumete të tjera lidhur me origjinën e avionit sportiv. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi, agjentët nuk identifikuan asnjë send të kundraligjshëm.

 

Avioni sportiv dyvendësh me gjatësi rreth 6 metër dhe gjerësi 1.5 u rrëzua mesditën e të hënës në fshatin Velipojë të Malësisë së Madhe. Sipas dëshmitarëve në bord ishin tre persona. Ata refuzuan ndihmën e banorëve ndërsa u larguan me një fuoristradë të bardhë.

 

“Avioni, pasi fluturoi disa here, u rrëzua. U afrova, por më thanë ik. Ishin tre persona. U larguan me një makinë. Nuk kishin dialekt të Klemendit.”

 

Lidhur me rastin autoritetet ligjzbatuese po bashkëpunojnë me ato të malit të zi dhe kosovës për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjkeu avioni me qëllim identifikimin e pilotit.

 

Ndërkohë nuk përjashtohet as pista e një linje të trafikut të lëndëve narkotike nga ajri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *