Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar.

 

Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, ish-truproja i Saimir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohez, i zbritet 1/3 e dënimit. Ndaj Markut nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminale, mes të cilëve edhe Agustin Deda, edhe ky truprojë tjetër i Tahirit.

 

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur këtu me akuzat. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *