E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Trafik armësh, 10 të arrestuar në Serbi

Policia e Serbisë thotë se i ka arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim të armatimit dhe ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në pjesën veriore të këtij vendi.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se ndërhyrjet policore janë bërë rreth qyteteve Apatin dhe Sombor.

Në bunkerin e armatimit janë konfiskuar edhe 30 kilogramë eksploziv, dhjetëra detonatorë, më se 100 granata dore, predha anti-tank, dy raketahedhës dhe armë gjysmë-automatike dhe municion”, ka thënë Stefanoviq.

Sipas tij, po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse këto armatime ishin për shitje apo jo.

Raportohet se kontrabandimi i armatimit ka lulëzuar në Ballkan pas luftërave të viteve të 90-ta, kur shumë armatime kanë mbetur në këto territore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë