Subscribe

Vijojnë largimet e këshilltarëve bashkiakë të LSI-së drejt PS-së. Pas kalimit të këshilltarëve të kësaj partie ne Fier, Vlorë, Gjirokastër, Belsh e Skrapar, 4 përfaqësues të tjerë të LSI-së në Këshillin Bashkiak Shkodër i janë bashkuar grupit socialist.

 

Po ashtu, edhe në Kurbin ka patur braktisje nga tre anëtarë të LSI-së.

 

Ata shprehen se bashkëpunimi PD-LSI kundër interesave të Shqipërisë u tregua dhe me lobimin rus, për të cilin LSI nuk u distancua.

 

Por për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, çdokush është i lirë të veprojë si të dojë.

 

Menjëherë pas zgjedhjeve politike të vitit të kaluar LSI është pozicionuar në opozitë. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar për bashkëpunim politik me PD për zgjedhjet e ardhme lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *