Koordinatorja e LSI-së për qarkun e Durrësit, Elona Guri i është përgjigjur deputetes Grida Duma, e cila sulmoi LSI-në në një deklaratë për mediat se po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve në këtë moment tensioni për kampin blu.

 

Sipas Gurit, Duma ndodhet në panik dhe se këto deklarata vijnë si pasojë e parandjenjës që deputetja demokrate ka për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit.

 

Postimi:

Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 Marsit sulmoi LSI-në duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm.

Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim!!

LSI ka elektoratin e saj, kauzat e saj, qëndrimet pa kompromis të cilat nuk i ka shkelur për asnjë pazar porti apo plehrash.

LSI ka busull në orientimin e saj, integrimin evropian të vendit.

LSI i ka kushtuar të gjithë vëmendjen e saj ndalimit të shpopullimit dhe ikjes së Rinisë nga Shqipëria.

LSI ka luftuar pa kompromis kundër aferave korruptive të qeverisë së Rilindjes.

LSI as nuk shitet, as nuk blihet.

Se kush shet e kush blen votat e qindra mijëra votuesve, sakrificat dhe përkushtimin e tyre dihet tashmë qartë, që është kupola që ka zaptuar PD-në me ndihmën e policisë edhe shtetit të Rilindjes.

Tradhëtuat votuesit e Opozitës në 2017-ën. I ritradhëtuat në 2019-ën duke i nxjerrë në treg në vitin 2021.

Tradhtia dhe tregtia me moralin dhe sakrificat e të tjerëve janë të vetmet karakteristika që iu bashkojnë.

Takohemi më 7 Mars!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *