E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Sport

Trabzonspor kërkon Shkelzen Gashin

Nuk janë vetëm klubet italiane të interesuara për shërbimet e golashënuesit shqiptare Shkëlzen Gashi. Skuadra e njohur turke Trabzonspor është future së fundmi fort në garën për të blere shërbimet e lojtarit të Bazelit, i cili për shkak të problemeve më trajnerin Urs Fisher, do të largohet menjëherë nga klubi zviceran. Mediat turke madje shkojnë më tej teksa sqarojnë se ekipi i njohur turke ka bërë ofertën për kartoni e Gashit që vërtitet tek 4-5 milion euro. Nuk është çudi që nëse ekipe si Fiorentina, Verona, Torino e Atalanta që kanë qënë të interesuara per Gashin, nuk bëjnë oferta konkrete drejt Baselit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do transferohej ne Turqi, ku do të gjente futbolliste të tjerë kuqezi si Alban Meha dhe Sokol Cikalleshi. Ndërkohë nje tjetër lojtar me origjine shqiptare tashmë është larguar nga Bazel. Bëhet fjale për Albian Ajetin, vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti. Talenti 18-vjeçar ka nënshkruar një kontrate deri ne qershor 2020 me skuadrën gjermane Augsburg qe luan ne Bundeslige. Albian Ajeti është një tjetër kandidat për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë