Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon konfisikimin e pasurisë të Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, të përfshirë në çështjen e “Toyota Yaris”.

Kjo kërkesë drejtuar Gjykatës vjen pas përfundimit të veriikimeve pasurore në ngarkim të shtetasve në fjalë.

“Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë : Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane. Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë. Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës. Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.”

Alfred dhe Elvis Vladi janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, 3.6 milionë, që u zbuluan në portin e Durrësit në muajin qershor të vitit 2018, në dy makina “Toyota Yaris”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *