E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Toyota Yaris”, prokurorët belgë kërkojnë dëshminë e Bashës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të merret në pyetje të enjten nga përfaqësues të prokurorise federale te Belgjikes në lidhje me cështjen e sekuestrimit të 3.4 milione eurove, apo sic njihet ndryshe, rasti i “Toyota Yaris”.

 

Prokuroria shqiptare konfirmoi se në vijim të ekzekutimit të letërporosisë së dërguar nga autoritetet belge, homologet e huaj kane mberritur ne shqiperi me qellim vijimin e kryerjes se veprimeve proceduriale te kerkuara dhe te lejuara nga autoritetet tona gjyqesore.

 

Reklamë

Prokuroret belge do të marrin në pyetje personat e pandehur të dosjes e po ashtu edhe liderin e opozitës Bashën.

 

Kreu i PD-së do të paraqitet diten e enjte para tyre për të dhënë me shume detaje mbi denoncimin publik qe ai i beri çështjes se “Toyota Yaris”, para se eurot te mberrinin ne durres.

Më shumë video

Reklamë