E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Toyota Yaris”/ Gjykata belge kërkon dëshminë e Lulzim Bashës

Prokuroria Belge, i është drejtuar me një letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për denoncimin e bërë prej tij lidhur me rastin “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milion eurove në portin e Durrës.

 

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave.

 

Reklamë

Ndërkohë në bazë të hetimeve personat e proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

 

Ndërkohë që belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Nisur nga kjo situatë prokurorët Belgë, kanë kërkuar nëpërmjet një letërporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

 

Më shumë video

Reklamë