Francesco Totti do të jetë drejtori i ri teknik i ekipit të Romës. Drejtuesit e verdhekuqve pas largimit jo të hijshëm të De Rossit dhe acarimit të marrëdhënieve me tifozët vendosën që t’I japin një post drejtuesi legjndës Francesco Totti me qëllim shuarjen e tensioneve.

 

Drejtuesit kanë vendosur që t’i japin fuqi absolute, ish-sulmuesit legjendar të Romës, me qëllim reformimin e ekipit nga e para.

 

Sipas mediave italiane, goditja e parë e Tottit do të jetë përzgjedhja e tranjerit të ri. Edhe pse për një moment u përfol se Ranieri do të drejtonte edhe vitin tjetër ekipin, një gjë e tillë duket se nuk do të realizohet.

 

Totti ka si qëllim që të sjellë në Romë, teknikun e Atalantës Gasperinin ose Maurizio Sarrin, I cili në fund të sezonit do të mbyll aventurën me Chelsean.

 

Por krahas këtyre alterantivave, një tjetër preferencë e Tottit, sipas mediave italiane, është që të bind tranjerin e “çmendur” të Leeds, Bielsën. Një tranjer që me karakterin e tij ka bërë shumë çmenduri ku rasti më I fundit ka qenë ai I urdhërimit të lojtarëve të tij që t’i linin golin e barazimit ekipit të Aston Vilas.

 

Megjithatë, mbetet për t’u parë se kush do të jetë I besuari I Tottit që do të marrë drejtimin e ekipit të Romës për sezonin e ardhshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *