E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tottenham mposht Cityn, Liverpool ëndërron

Janë luajtur mbrëmjen e të martës ndeshjet e para cerekfinale të vlefshme për Champions League.

 

Tottenham arriti të triumfojë me rezultatin e ngushtë 1 me 0 përballë Manchester City.

 

Reklamë

Të besuarit e Guardiolës nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv dhe pse patën mundësi që të kalonin të parët në avantazh me Sergio Agueron, I cili gaboi nga pika e 11 metërshit.

 

Nga kjo gjë përfitoi Tottenham, I cili për asnjë moment nuk u dorëzua dhe në minutën e 78’ arriti të kalonte në avantazh me Heung-Min Son.

 

Nga ana tjetër Liverpool mposhti Porton me rezultatin 2 me 0.

 

Të besuarit e Jurgen Klopp arritën të kalonin zhbllokonin sfidën qysh në minutën e 5’ të pjesës së parë me Naby Keita.

 

Ndërsa në të 26’ ishte Roberto Firmino ai që shënoi golin e qetësisë.

 

Me këtë fitore, të besuarit e Klopp kanë hedhur një hap të sigurt gjysmëfinaleve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë