E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 02:30 Në vijim ora 02:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tottenham, luftë deri në fund për titull

Totenhem Hotspur do te luftoje deri ne fund per titullin kampion te këtij sezoni. Është ky mesazhi qe skuadra londineze i dërgoi kryesuesve te Leister, pas fitores se thelle ne Stoke 4-0 ne sfidën e vlefshme per javën e 34 te Premier League angleze. Ne “Britania Stadium” përballe nje skuadre, e cila është e qetësuar pas nje renditje komode ne klasifikimin e përgjithshëm diferencën e beri vetëm motivimi. Pas vetëm 9 minuta loje, miqtë gjeten rrjetën me Hari Kane, pas nje pasimi te Dembele. Rezultati ngeli me te njëjtat shifra deri ne minutën e 67, kur Eriksen ne një korridor dhuroi nje top per te Delle Alli qe nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat. 4 minuta me vone londinezet mbyllen takimin kur Lamella shërbeu per te Hari Kane, te cilit i duhej vetëm te shtynte topin ne rrjete. Ne minutën e 82 erdhi nje tjetër dopiete, kete here nga Delle Alli qe vulosi shifrat përfundimtare 4-0 / kur kane mbetur edhe 4 jave nga përfundimi i sezonit, Totenhmi ngushtoi diferencën me 5 pike me vendin e pare Leicester qe udhëheq ne kuotën e 73 pikëve. Ne fundjave te ashtuquajturit dhelprat e Ranierit presin ne shtëpi Suonsi, ndërsa Totenhem sfidon West Bromuic Albion.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë