E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Sport

Tottenham “kockë” e fortë për Juventusin

Juventus dhe Tottenham u ndane me barazim 2 me 2 ne sfidën e parë të 1/8 të Uefa Champions League.

 

Përballja e transmetuar në Tring ishte spektakolare sidomos në pjesën e parë. Italianët kaluan shume shpejt në avantazh me Higuain i aftë për të dërguar në rrjetë një pasim të Pjanic nga goditja e dënimit. Në minutën e 9 vendasit fituan një 11 metërsh pasi Davies pengoi në zonë Bernardeschin ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë ishte sërish Higuain që dyfishoi shifrat për italianët.

 

Reklamë

Dy golat e shënuar shume shpejt e dehën Juventusin, që lëshoi terren duke i dhënë mundësi Tottenhamit ti afrohej golit në dy raste me Harri Kane, ndërsa vendasit patën një mundësi të mirë sërisht me Higuain. Sidoqoftë në minutën e 35 londinezët shkurtuan rezultatin falë të zakonshmit Kane i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe portierit bufon duke realizuar golin e parë për miqtë. Italianët në fund të pjesës se parë patën shansin e madh të realizonin golin e tretë pasi fituan një tjetër 11 metërsh.

 

Por këtë herë nga pika e bardhë e penalltise Higuain e përplasi topin në traversë. Në pjesën e dyte anglezët ishin me të qartë dhe arritën të barazonin në minutën e 72 falë një goditje dënimi të Eriksen. Falë këtij rezultati Tottenham shkon me më shumë optimizëm në sfidën e kthimit në fushen e vet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë