E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tottenham festival golash në “Fa Cup”, shpartallon Tranmere 7-0

Festival golash për Tottenham qe e nis ne mënyrën me te mire “Fa Cup” duke shpartalluar ne raundin e 1/16 Tranmere me rezultatin e thelle 7-0.

 

Turnover ne formacionin e Pocetinos edhe pse për te respektuar kompeticionin futi ne fushe qe nga minuta e pare lojtare si Aleksis Sanchez, Delle Ali apo koreani Son.

 

Reklamë

Por gare aspak e lehte ne pjesën e pare për londinezet te cilët u bënë balle nga vendasit ndërsa nuk u ndje aspak diferenca mes kategorive.

 

Duket se te zotet e shtëpisë te cilët militojnë ne Ligue Two, ekuivalente e se tretës i bene balle sulmeve te Lukas Mures dhe spanjollit Jorente te cilët nuk arritën te shfrytëzonin ne mënyrën me te mire mundësinë e titullarit.

Gjithsesi ëndrra e Tranmere përfundoi ne minutën e 40 kur mbrojtësi Aurier zhbllokoi shifrat ne Preston Park.

 

Ne pjesën e dyte Spersat perfektë me Tranmere ne një makth te vërtetë duke u detyruar ta nxjerrin edhe 6 here te tjera topin nga rrjeta.

 

Jorente dyfishoi shifrat ne minutën e 48 ndërsa Orier mbylli gjithçka për miqtë kur shënoi edhe golin e trete ne minutën e 55.

 

Koreani Son kaloi pothuajse te gjithë mbrojtjen e Tranmere dy minuta me vone duke gjetur rrjetën për here te katërt për ekipin e tij, duket se skuadra e Pocetinos nuk u kënaq me këtë rezultat ndërsa Jorente do te kuptonte se ishte mbrëmja e tij për te lënë gjurme sidomos ne këto moment kur thashethemet e vazhdueshme te merkatos e largojnë drejt Bilbaos.

 

Spanjolli do te shënonte edhe dy gola te tjerë ne harkun kohor te 1 minute ndërsa ne fund qershia mbi torte ishte Hari Kane si zëvendësues i cili sigloi shifrat 7-0.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë