Subscribe

 Edhe ne doganen e Kapshticës situata paraqitet e renduar.

Vargu i makinave që duan të kalojnë kufirin është shtuar, ndërsa puna në pikën e kalimit vijon me ritme të ngadalta.

Situata perseritet prej disa ditesh me qytetarët qe qendrojne brenda në makina, në temperatura të larta e pa mundur dot të lëvizin duke shkaktuar edhe shqetësime shëndetësore.

Radhët janë krijuar për shkak të bërjes së tamponit dhe faktit se qytetarët duan të kalojnë para 16 gushtit, për t’i shpëtuar karantinës, që do të vendoset me detyrim pas kësaj date. Disa qytetarë thonë që izolimi për një javë do t’i rrezikonte atyre vendin e punës.

Kjo e shtune perkon edhe me festën e “Shën Mërias” ne vendin fqinj dhe pala greke punon me kapacitet të reduktuar.

Sipas burimeve, pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me 3.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *