Ky është momenti kur nga temperatura e lartë është krijuar një “ tornado” zjarri në në Kaliforninë Veriore.

Tymi i zi mblidhet me shpejtësi  rreth  flakëve, duke errësuar pothuajse plotësisht pamjen e zjarrfikësve që ndodheshin aty.

Shtetet e Bashkuara po përballen me thatësirë të madhe dhe temperatura rekord.

Ndërkohë Qyteti i Lytton, në British Columbia është shkrumbuar plotësisht nga flakët që kane përfshirë Kanadanë. Zjarri fillimisht nisi në një zonë pyjore  e më pas iu afrua qytetit. Sipas zyrtarëve 90 për qind të qytetit është shkatërruar ndërsa zona ishte evakuuar më herët pas njoftimit të ekspertëve.

Shërbimi Pyjor Amerikan parashikoi që aktiviteti i zjarrit do të rritet. Moti do të bëhet më i nxehtë dhe më i thatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *