Bota
Tornado godet Italinë, rrëzohen pemë dhe çati, një i vdekur

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë përmbytje edhe dëme të mëdha në Itali.
Një tornado ka goditur zonën e Siçilisë, duke shkaktuar vdekjen e një 53-vjecari.
Rrugët kryesore janë bllokuar nga pemë edhe çati të rrezuara.
Në disa zona automjetet janë mbuluar plotësisht nga uji, ndërsa erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe banesa.
Ndërkohë në disa zona rurale situata paraqitet kaotike. Kafshë të ngordhura, serra dhe toka të përmbytura, pemë të rrezuara si dhe rrugë të pakalueshme.




