Milan pësoi goditjen e parë të madhe sezonale pasi u eliminua nga Kupa e Italisë. Kuqezinjtë u mposhtën 1 me 0 nga Torino në “San Siro”, në një duel që shkoi në shtesë pasi koha e rregullt u mbyll 0 me 0.

Dalja jashtë në 1/8 ishte një tronditje për skuadrën e Piolit, duke qenë se Milan ka 20 vjet që nuk e fiton këtë trofe.

 

Rotacioni masiv në formacionin e parë i dha efekte në lojën e Milanit.

 

Torino në fakt krijoi rastin e parë të madh me Lukic, por Tatarushanu reagoi mirë. Manovra e Milanit ishte e ngadalte ndonëse pas gjysmës së pjesës së parë erdhën dy raste të mira për gol, fillimisht me Dest dhe pastaj me De Ketelar që gjeti shtyllën.

 

Në fund të pjesës së parë ishte sërish belgu që u shkoi shumë pranë golit.

 

Edhe në të dytën ishin kuqezinjtë e ngacmues edhe pse rastet nuk janë të shumta.

 

Pobega krijoi momentin më të mirë përpara se Torino te mbeste me 10 lojtarë në minutën e 70 kur doli jashtë pas dy te verdhëve Kofi Xhixhi. Rastet deri në fund nuk mungojnë, përkundrazi por goli nuk duket.

 

E njëjta pamje edhe në shtesë me Milanin që sulmoi vazhdimisht dhe Torinon e gjitha në mbrojtje, por teksa ndeshja po i afrohej penalltive. Vjen befasia.

 

Kundërsulmi perfekt i miqve i jep mundësi Adopos që të shënonte golin e kualifikimit ne çerekfinale dhe të festes së madhe të Torinos në “San Siro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *