Ish presidenti Bamir Topi ishte i ftuar në “Real Story” ku iu përgjigj shumë pyetjeve të gazetarit Sokol Balla mbi ngjarjet e trajtuara në librin që ai sapo ka publikuar “Nocturn”.

Duke iu kthyer zgjedhjes së tij në postin e presidentit në 2008, Bamir Topi tha se nuk kishte qënë një kërkesë e tij kjo gjë, por një vendim I Sali Berishës.

“Nuk e kam kerkuar une qe te zgjidhem per President. Me ka telefonuar Berisha ne mbremje dhe me ka propozuar. Pas 2 javesh, me thirri serish dhe e vendosem.”

Bamir Topi vlerësoi se shumë situata aktuale të vështira politike kanë rrjedhur edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese në 2008. Ai tha se në 21 prill të atij viti, Rama dhe Berisha nëpërmjet marrëveshjes se arritur vendosën ta kthenin Shqiperinë në Republike Kryeministrore falë ndryshimeve kushtetuese.

“E gjithe historia e ketyre 11 viteve, nis ne 21 prill 2008, ku Rama dhe Berisha vendosen ta kthenin Shqiperine ne Republike Kryeministrore me ndryshimet Kushtetuese”.Skena politike shqiptare ka vetem 2 individe. Ajo qe i kam thene Rames ne 2011, eshte e vlefshme edhe per sot. Kjo ka ardhur per shkak te ndryshimeve Kushtetuese

Topi zbuloi edhe një bisedë me Ramën vetëm 3 ditë pas protestës së opozitës në 21 janarf 2011 ku vdiqen 4 vetë në boulevard. Ai zbuloi se Rama kishte kërkuar të takohej me të në presidencë duke I shprehur shqetësimin për shtetin teksa I kishte thene që shteti kishte rënë.

  Me 24 Janar, Edi Rama me ka telefonuar dhe ka kerkuar te takohet ne Presidence. Me tha qe jam shume i shqetesuar. Ai tha qe shteti ka rene. E kundershtova me force.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *