E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Topi flet hapur: Basha hyri nga dera e pasme e PD, ishte njeriu i familjes së Berishës

Në studion e “Spotlight” në “Vizion Plus”, ish-presidenti Bamir Topi u ndal edhe të përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 

Reklamë

Ndërsa e cilësoi Bashën si bashkëpunëtorin më të afërt poilitik që ka pasur ish-kryeministri, ai shtoi se kreu aktual i PD është konsideruar gjithmonë si “njeriu i familjes së Berishës”, që nuk hyri kurrë në selinë blu nga dera kryesore.

 

“Unë kam bërë një analogji, një histori që përsëritet në mënyrë ciklike, marrëdhënia e Enver Hoxhës me Ramis Alinë. Basha për Berishën nuk është thjesht bashkëpunëtori më i afërt politik, i cili hyri nga dera e pasme e oborrit të PD, asnjëherë Basha nuk hyri midis njerëzve, nga dera kryesore. Çelësat i ka pasur vetëm Berisha, ky është njëriu që u konsiderua që në momentin e parë si njeriu i familjes. Është një goditje që ka marrë në mënyrë të befasishme nga një person që e kishte menduar njeri të familjes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë