E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Topalli vlerëson “Foltoren” e Berishës: Ndër lëvizjet më të rëndësishme të 20 viteve

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cilëson “Foltoren” e Sali Berishës, lëvizje që u krijua fill pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat, si një ndër më të rëndësishmet e 20 viteve të fundit.

 

E ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ajo vlerësoi se kjo nismë i ka bërë nder jo vetëm PD-së, por gjithë skenës politike në Shqipëri.

 

Reklamë

“Po ndodh një lëvizje që ka zgjuar bazën e Partisë Demokratike, ka ndërgjegjësuar nevojën e një reformimi të PD. Mund të konsiderohet si një ndër lëvizjet më të rëndësishme të 20 viteve të fundit. Nisur nga fakti që PD po ecte në binar pothaujsë të vdekur, kjo shihet si një shpresë për një rindërtim të së djathtës, e shpresë për të ardhmen. I bën nder edhe gjithë skenës politike shqiptare”

 

Duke e quajtur “Foltoren” – “parlament i popullit”, Topalli theksoi se u krijua në një moment delikat për PD-në.

 

“Kryetari i saj humb për herë të pestë dhe sikur s’ka ndodhur asgjë vazhdon të shtrëngojë karrigen për të cilën qëndron për të mbajtur peng të djathtën. Në këtë aspekt, është e vonuar, por lëvizje e domosdoshme. Foltorja në njëfarë mënyrë është parlamenti i popullit.”

 

Sipas saj, për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, janë fajtorë të gjithë ata që kanë heshtur gjatë gjithë këtyre viteve.

 

“Të gjithë ata që kanë heshtur gjatë kësaj periudhe, sigurisht që kanë një përgjegjësi. Nëse kjo lëvizje do të kishte ndodhur disa vite përpara, do të kishim kursyer disa vite dhe do të kishim një potencialitet të ri në krye të punëve të shtetit. Të gjithë ne jemi fajtorë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë