Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli u bëri thirrje shqiptarëve që të bëjnë ndryshimin që aq shumë duan më 25 prill.

 

Në “Facebook”, ajo deklaroi se Shqipëria është e dhjeta në Evropë me borxhin më të lartë publik.

 

Duke marrë shkas nga kjo, Topalli tha se vendi ka nevojë për ndryshim.

 

“Më 25 prill qytetarët kanë mundësi të marrin një vendim të fortë, që do ketë impakt të paktën për një dekadë. Borxhi do të destabilizojë vendin nëse nuk ndodh një ndryshim i fortë. Në fund të tremujorit të tretë të 2020-s, Shqipëria u rendit e dhjeta në Europë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë se Financave! Vendi ka nevojë për zëvendësimin e elitave të korruptuara me njerëz normalë e të ndershëm! Vendi ka nevojë për shpresë për ndryshim! Një vendim i fortë kundër tre kryetarëve të korruptuar kërkon një vendosmëri të madhe. Nëse qëndron në shtëpi, do i bësh nderin më të madh atyre që çuan vendin në pikën e zgripit. Sot ka nevojë për kurajo përtej krizës që vendi jeton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *