Subscribe

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka sulmuar klasën e vjetër politike duke thene se ka marrë peng të ardhmen e vendit. Topalli ka akuzuar Ramën, Bashën dhe Metën si një sket te korruptuar qe sipas saj prej kohësh bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për interesa personale.

 

“Një ftesë për kurajon që me votën e tyre pa patur nevojë për sakrificën e jetës të hedhin votën kundër një klase politike të korruptuar. Duket sikur është e ndarë në tre parti por në fakt është një forcë politike e ndarë në tre seksione të cilët mendojnë se si të rinë të rruajnë privilegjet dhe të rrinë në karriget që ato i mbajnë prej tre dekadash.”

 

Topalli Iu bëri ftesë të gjithë qytetarëve që në 25 prill të votojnë partinë që ajo drejton me qëllim rikthimin e shpresës.

 

“Unë nuk besoj se Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi apo Shpëtim Idrizi apo ca emra të tjerë mund të sjellin shpresën e ndryshimit për vendin tonë. Unë besoj se shpresën e sjellin të pakorruptuarit. Jo hipokritët, siç janë këto djem e vajza të reja këtu pas meje dhe të gjithë moshatarët e tyre.”

 

Deklaratat, drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim i bëri nga Shkodra, ku zhvilloi homazhe në nderim të 4 dëshmorëve të 2 prillit 1991.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *