Kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli shprehet se krijimi i vendeve te punes dhe lufta kunder korrupsionit jane sfidat kryesore per te nxjerre vendin nga kriza.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Topalli shkruan se këto dy objektiva, të cilat i quajti emergjente për vendin, bëhen të mundur nga udhëheqës të pa korruptuar.

Sipas saj, ka vetem një rrugë për të nisur rrugën e shpresës për ndryshim: largimi i politikanëve të korruptuar.

“Eshte kohe per te rrezuar me vote ata qe per interesa pushteti apo me keq per interesa te ngushta familjare ose kane menaxhuar keq pasurite e vendit ose kane komprometuar misionin e opozites. Si ne rastin e pare ashtu dhe ne rastin e dyte, demi qe i eshte shkaktuar vendit eshte shume i rende. Qeverisja aktuale jo vetem ka deshtuar ne mbajtjen e premtimeve por ka polarizuar shoqerine duke krijuar nje hendek te rrezikshem mes nje grupi te vogel qe zoterojne shume pasuri dhe shumices qe nuk ia dalin per te kaluar muajin. Mungesa e sigurise per jeten e punen ka krijuar nje ndjesi te forte stresi e deshperimi, nderkohe qe eshte e pakuptimte te flasesh per meritokraci sepse cdo gje funksionon me lidhje partie e pushteti. Ky realitet nuk ka lidhje as me shtetin ligjor, as me drejtesine sociale. Nese ndjek jeten politike te fqinjeve tone ( psh ne Itali) ata ne kohe krizash dijne te dalin nga politika e stauquose. Ndryshe nga ne ata nuk shohin zgjidhje vetem mes dy paleve. Edhe ne Shqiperi ka ardhur koha per ndryshim. Nuk eshte zgjidhje as Edi Rama as pala tjeter me Lulzim Bashen e Ilir Meten. Pas 3 dekadash nuk mund te riciklosh te njejtet emra qe kane pasur cdo pozicion qeveritar ne jeten e tyre dhe kane deshtuar per te bere nje Shqiperi me te mire. Nje mendje racionale kerkon te largoje nga skena politike 3 emrat e korruptuar te paleve. Ata kishin mundesi te benin ndryshimin dhe deshtuan.”

Politika, shtoi Topalli, nuk mund të reduktohet në 3 emrat e kryetarëve të partive.

“Ata qe jane te pakenaqur nga Edi Rama nga Ilir Meta dhe nga Lulzim Basha kane mundesi te votojne kundra tyre ne nje vote te gjere proteste. Ata kane mundesi te votojne Levizjen per Ndryshim qe eshte kunda Edi Rames , kundra Ilir Metes dhe kundra Lulzim Bashes. Dhe nje gje te vogel ne fund.. Propoganda e Lulzim Bashes perpiqet te hedh balte mbi kete Levizje ku jane perfshire te rinj e te reja te shkelqyer , burra e gra intelektual te nderuar duke shpifur se ne sulmojme me shume Lb se ER.Kjo eshte genjeshtra me e pabesueshme qe mund te kaloje neper mend. Te numerosh sot deshtimin e Qeverise eshte gjeja me e pergjithshme, qe cdo qytetar e ben kudo ku eshte. Nderkohe qe une kam qene e pakenaqur nga Lb sepse ai nuk bente opoziten e duhur kundra Rames, qe ne 2013 kur bashke me kolege benin betejat e dekriminalizimit ne parlament.”

Ish-kryeparlamentarja shtoi se kur ajo besonte në misionin opozitarizmit , Rama dhe Basha flisnin per pazare personale.

“Kur ne kerkonim nje opozite te forte ai darkonte me oligarket; kur ne kerkonim ndryshim ai shtonte vilat e tij; kur ne shqetesoheshim per krizen e bizneseve , per taxat e pa drejta dhe per gjobat e banditeve kunati shumefishonte numrin e bizneseve dhe te ardhurat prej tyre. Kjo eshte e verteta. Nderkohe qe betejen kundra Rames e keni te rregjistruar ne cdo seance plenare me ze e me figure. Dhe nderkohe qe ne besonim ne misionin e shenjte te opozitarizmit , ER dhe Lb merreshin aq mire veshte me njeri tjetrin per pazare personale. Keta jane fakte. Dhe ne keta kushte rendesi ka e verteta. Nese dikend e nervozon e verteta ky nuk eshte problemi yne . Ky eshte problemi i atyre qe jetojne genjeshtrat e tyre. Ndaj ne jemi kundra 3 kryetareve te korruptuar, qe kane marre peng vendin dhe mendojne sa kane ne dore jeten e frymen e njerezve te thjeshte. Ne duam te zevendesojme politiken cinike te 3 kryetareve te korruptuar me politiken e shpreses!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *