Jozefina Topalli ka shpallur kandidatet e Lëvizjes për Ndryshim, ekipi me të cilin ajo synon që në 25 prill të fitoje kundër politikes së 3 kryetarëve; Rama Basha e Meta. Emrat që Topalli ka prezantuar janë të panjohur për skenën politike dhe vijnë nga radhët e pedagogëve, mjekeve e arkitektëve.

 

JOZEFINA TOPALLI

LEVIZJA PER NDRYSHIM

 “Ne do të zëvendësojmë politike cinike me politikën e shpresën, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partinë e vjetër, boll më me riciklim të të njëjtave persona, që kanë provuar çdo post, boll më që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve, Ramës, Bashës, e Metës, ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi.”

 

Topalli ka ftuar qytetaret te votojnë kundër 3 politikaneve që kanë udhëhequr vendin në dekadat e fundit, Rama Basha e Meta.

 

“Ato janë përgjegjësit kryesor që në Shqipëri nuk ka më shpresë dhe as një të djathtë reale, vetëm te ne ndodh që të mos ketë aq qeveri e as opozitë, më shumë demokratë ka jashtë PD, janë përgjegjës të pabarazisë së frikshme mes miliardëve bandit dhe të varfërve, ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje, t’i kthejmë shpresën e dinjitetit, Shqipërinë nuk është e Ramën, Monës, Metës, dhe e Lulzimit.”

 

Ndryshe nga sa kishin lajmëruar prej muajsh Jozefina Topalli e Astrit Patozi nuk do të garojnë në një koalicion të përbashkët. Ata kanë vendosur të hyjnë në zgjedhje, secili me partinë që drejton, por duke bashkëpunuar për të sjellë ndryshimin në vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *