Jozefina Topalli nuk I ka mbajtur dot emocionet në momentin që ka marrë fjalën për të folur para delegateve të Kuvendit të thirrur nga Grupi i Rithemelimit.

 

Ky moment u përcoll me duartrokitje dhe brohorime nga të pranishmit në sallë.

 

Më tej në fjalën e saj Topalli u ndal tek sjellja e PD gjatë këtyre viteve në opozitë.

 

 

Kemi bere edhe gabime  dhe sot besoj ketu biem dakord te gjithe.Por ama ne Pushtet qeverisnim, ne opozite  ishim te forte dhe te vertete.Me lejoni te ndalem ketu tek opozita jone.Ne vitet me te gjata e te veshtira te opozites para 2005, askush nuk na quajti per opozite te rreme.Nuk e mendonim se mund te korruptoheshe ne opozite, nuk vinim gjoba; nuk shisnim misionin e opozitarizmit!Nuk kembenim me Zarfe vendet e deputeteve, e nuk digjnim mandate.Nuk i iknim pergjegjegjesive dhe nuk imagjinonim te hidhnim gaz ndaj njerezve tane.Ishim mesuar te benim beteja per te vertetat tona, pavaresisht sa mund te kushtonte.Besonim se kishim per detyre te ishim mbrojtesit e te drejtave e lirive te qytetareve,  gardiane te interesit publik; te mbanim nen kontroll qeverine; Ishim mesuar te mos terhiqeshim as nga kercenimet…Por, Por erdh dita kur  Partise sone demokratike , te mos i mbeste gje demokratike,Atje lart! Ne udheheqjen e saj.Gjerat u ngaterruan dhe kur gjërat ngatërrohen, fundi i tyre duhet vlerësuar nga fillimi.

 

Topalli shpjegoi edhe fillimin e rënies së PD, sipas saj.

 

Dita kur filluan te rrezohen  vlerat mbi te cilat u ngrit kjo parti. Dhe per vite me rradhe kjo ka ndodhur dhe kemi heshtur. Kemi heshtur. Per shume vite kemi heshtur.Pas 2013 tatepjeta e PD mori vrapin.Nuk kishte nevoje per analiza per te kuptuar se kishte gjera qe nuk shkonin ne Partine tone. Shume ishin konfuze, te hutuar. Disa perqafuan kryetarin e ri me shprese se e ardhmja do na buzeqeshte po aq sa ai i buzeqeshte te gjitheve. Por e ardhmja cdo dite e me shume ngjante me rrokopujen, renien e mendimit politik e intelektual dhe jo rralle filloi te shfaqej edhe me banale se sa mund te mendohej.Pas 2013 PD hyri ne Krize.Krize identiteti . Krize perfaqesimi. Krize lidershipi.

 

Ish nën-kryetarja e PD nuk la pas sulmet ndaj Bashës.

 

-Ne Parlament deputetet benin betejen me krimin,  nderkohe udheheqja me buzeqeshje bente pazare me pushtetin.

-Ne rruge,qytetaret  protestonin per te drejtat e tyre

-Ne zyren bashkiake te kryetarit te PD, kishin nisur negociatat  per lejet e ndertimit

-Ne shtepite e shqiptareve kishte nisur largimi nga puna, ne shtepine e kryetarit shtohej puna per kunatin.E keshtu, dite pas dite e vit pas viti, ne vend te hapeshim u mbyllem, ne vend te gjitheperfshirjes erdhi perjashtimi, ne vend te degjimit te njeri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqesore, ne vend te bashkepunimit erdhi percarja, ne vend te parlamentit nisi cadra, ne vend te zgjedhjeve shtroi rruge bojkoti, ne vend te pranimit te humbjes, humbja nisi te quhej fitore!Te paret qe e perceptuan ishin shqiptaret,qe ne 2017.Ne politike thuhen edhe ca te verteta.Prandaj jemi sot ketu.E di qe jo te gjithe e bejne. Keshtu ka ndodh dhe ndodh edhe sot, edhe ne vende te tjera.Konformizmi, heshtja dhe vonesa ne reagim kane qene arsyeja tjeter kryesore e renies se PD. 

Une nuk i perkas atyre qe e perbuzin politiken dhe shajne politikanin. Jo. Sepse politikani i mire, ka barren si askush per te mbajt pergjegjesi dhe per te dhene zgjidhje.Por jam dakord qe njeriu dhe sidomos nje politikan qe karrieren politike e sheh vetem si dhurate, e shkaterron profilin e cdo politikani.Sepse njeriu politikan shkaterrohet me poliken pa principe,me qejfet pa ndergjegje,me pasurine qe nuk eshte fryt I punes,me dijen kur vjen pa karakter,me marreveshjet kur behen pa moral dhe me besimin kur vjen pa sakrifica.-

 

Topalli tha se “Foltorja” e Berishës e shkundu nga gjumi I Bashës, Partinë demokratike.

 

Ndaj Levizjet para foltores ishin gjeja me e paster dhe shkundja nga gjumi fitimprures i Lulzimit.Levizja  Ishte tharmi.Foltorja ishte gjeja me e bukur qe mund te ndodhte per te zgjuar strukturat.Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte hapi i pare i rendesishem per t’u ndare nga pazaret.Kuvendi i sotem eshte nje tjeter gur kilometrik ne betejen per te gjetur vehten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.