Jozefina Topalli, një nga figurat më të rëndësishme të PD në këto 30 vite nuk e ka kursyer gjuhen e ashpër ndaj Lulzim Bashës pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Topalli e cila prej kohësh është tërhequr nga jeta aktive politike ne PD shkruan se pas 3 dekadash kjo force politike nuk ka më asnjë pushtet.

Ajo shton se Basha nëpërmjet djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve tradhëtoi dhe fyeu mbi 400 mijë demokrate duke I shtyre shqiptarët drejt vëllavrasjes.

Topalli thotë se Basha sot e ka lënë PD-në jashtë cdeo pushteti politik dhe lokal e praktikisht kjo parti nuk është më.

 

 

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet.
Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.
Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetuar e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me ekstrem dhe i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.
Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.
PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.
Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.
Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur
kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.
Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetevrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perplasje..;
Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa
asnje pushtet politik…Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.
Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik.
Dhe demokratet e vertete, permes perpjkjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.
Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga pengmarrja e tradhetia, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.
Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj, e sot.
Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketë klase politike.
Demokratet, shqiptaret do ia dalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *