E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 sekonda më parë
Video · Politikë

Topalli kritika Bashës

Jozefina Topalli, ish-numri dy i Partisë Demokratike, pranon debatin brenda forcës se saj politike ne lidhje me mënyrën e te berit opozite. Ne emisionin “7 pa 5” ne Vizion Plus, Topalli tregoi për mungesën ne protestën e grave demokrate, por edhe per rëndësinë e Sali Berishës per debatin parlamentar. Jozefina Topalli nuk është aspak e kënaqur me mënyrën e te berit opozite nga Partia Demokratike, por kjo sipas saj, vjen edhe per shkak se kryetari i partisë mungon ne Parlament. Ne nje interviste ne studion e emisionit te mëngjesit “7 pa 5” ne Vizion Plus, ish-kryetarja e kuvendit e quan rolin e Sali Berishës ne mbajtjen e peshës se debatit ne Parlament si thelbësor per opozitën. Sipas ish-numrit dy te Partisë Demokratike, opozita ne radhe te pare duhet te ngjalle shprese ne popull dhe me pas te organizoje aksionin e saj. Topalli theksoi se këto ja ka thënë edhe forumeve te partisë dhe kryetarit dhe se, nuk trembet aspak per pasojat qe mund te ketë.

Më shumë video

Reklamë