Subscribe

Jozefina Topalli rikthehet në fushëbetejën elektorale në krye të një lëvizjeje të re, “Lëvizjes për Ndryshim”.

Duke mbledhur rreth vetes te rinjtë, ka vendosur të jete përballë jo thjesht kryeministrit Edi Rama e Ilir Metës, por edhe Lulzim Bashës, i cili drejton partinë ku ajo ishte pjesë për më shumë se dy dekada.

“Dhe nuk ka kohe në fakt me prit. Jemi 6 muaj para zgjedhjeve, fushata ka filluar me po ato qe bashkohen bukur fort per to ruajtur karriget e veta e shantazhohen per llogari private, nderkohe qe interesi publik eshte larg axhendes se treshes. Këta të 3 veprojne sikur Shqiperia eshte prona e tyre, ekonomia e vendit eshte ndermarrja e tyre dhe shqiptaret rrogetare të tyre. Praktikisht vendi eshte pa alternative”, tha Topalli.

Topalli synon të jetë ajo alternativa që i mungon vendit, një forcë e re politike.

“Ne do t’ia dalim, mos kini frike, frikë duhet te kene vetem ata qe vjedhin, frikë duhet te kene ato qe mbajne peng vendin dhe partite. Nuk mund te ndryshojme fillimin, por mund te ndryshojme finalen, ky eshte premtimi jonë.”

Në këtë prezantim të parë të Lëvizjes për Ndryshim, Topalli i është kundërpërgjigjur edhe sulmeve që i kanë ardhur nga Partia Demokratike.

“Taktike shume e vjeter ne fakt. Praktikisht fushata ka nisur por me shume se kunder qeverise eshte kunder levizjes qe sapo ka nisur. Sa per mua me kujtojne vetem kohen e vjeter. Para se te lindja ma kishin percaktuar se isha e deklasuar, armike, tradhtare.”

Nga sot deri në 25 prill, Jozefina Topalli do të luftojë për të fituar votën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *