Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli shpërtheu në akuza ndaj liderit të PD, Lulzim Basha. Topalli tha në rrjetet sociale se gjatë këtyre tetë viteve Basha vetëm ka ndihmuar qeverinë, duke shkatërruar opozitën.

 

“Njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë; që i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitarë; që i fali të gjitha këshillat bashkiakë e bashkë me ta të gjitha bashkitë në mandatin e dytë; ai, që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hyn si pa të keq në zgjedhje pikërisht me Edi Ramën, është rasti politik më i çuditshëm në botë.”

 

Jozefina Topalli shtoi se shqiptarët kanë mundësi që në 25 prill të zgjedhin një parti që nuk është e korruptuar dhe që sjell shpresë.

 

“Por problemi e çuditë nuk ndalen këtu… Sa më shumë rritet pakënaqësia ndaj Edi Ramës, aq më shumë bie edhe Lulzim Basha. Në këtë kontekst politik dëshpërues, shqiptarët kanë mundësi të votojnë kundër Edi Ramës, kundër Lulzim Bashës, kundër Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Ata kanë mundësi të votojnë për Lëvizjen për Ndryshim që është kundër 3 kryetarëve të korruptuar. Ata kanë mundësi të zëvendësojnë politikën cinike me politikën e shpresës. Vota e tyre do ishte votë proteste, votë inteligjente dhe votë shprese”, u shpreh ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *