Subscribe

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus. Midis të tjerash u diskutua edhe vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet.

Topalli u shpreh se Basha iku si frikacak. Sipas saj, i fali Ramës të gjitha pushtetet, e më tej bëri vrasje politike.

Jozefina Topalli: Ajo ishte ikja e frikacakut nga beteja e luftës. Nga beteja nuk iket. Betejës i qëndrohet përballë. Nuk i iket kryeministrit. I ngrihet aty dhe i ngren çdo problem që ka. Siç e kemi bërë ndër vite, qoftë në opozitën e parë, qoftë në opozitën e dytë. Ikja është frikë, mungesë përballjeje, mosbesim tek vetja.

Alban Dudushi: Iku, por ishte në shesh, në rrugë, duke e tensionuar situatën dhe duke vënë në vështirësi të gjithë qeverisjen socialiste të asaj periudhe.

Jozefina Topalli: Në fakt, duke i krijuar vendit tonë një imazh që nuk I ka bërë nder. Duke mos pranuar për të hyrë në zgjedhje, se kishte frikë. Duke i falur Edi Ramës të gjithë pushtetin parlamentar, gjithë pushtetin e opozitës, gjithë këshillat bashkiakë. Është një rast unik që unë besoj se do hyjë në vitet e ardhshme për tu studiuar larg revolucioneve të ditëve të sotme. Rast, për mua, i një papërgjegjshmërie të frikshme që jo vetëm nuk prodhoi atë që ai premtoi, por që në fakt krijoi një precedent shumë të rrezikshëm. Në vetvete është një vrasje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *